Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka treguar se çfarë urdhër kishte marrë ushtria që ai drejton, më 24 shtator kur ndodhi agresion i Serbisë në Kosovë, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.
Mosilloviq tha se në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet e të lënduarit.
I pari i ushtrisë theksoi se u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një mbledhje, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive, shkruan RTS.
“Të kontrollohet plotësisht Zona e Sigurisë Tokësore dhe të sigurohet linja administrative me dislokim parandalues me kapacitet të plotë nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që Forcat e Armatosura të Serbisë e kanë marrë më 24 shtator”, tha ai.
Milan Mojsilloviq, shtoi se urdhri nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që kemi parashikuar, se kriza mund të kalojë dhe të përshkallëzohet.