Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shtuar se Serbia nuk ka asnjë shtytje për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
“Po, Prishtina mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët e Kosovës, por vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Pse? Sepse përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbia ka avantazhin. Dhe nuk ka asnjë nxitje për t’u vendosur – dhe çdo nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë … atë të ekspozuar në Banjska”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka folur edhe për ish-emisarin special të ShBA-së, Richard Grenell, duke thënë se diplomacia e tij përfundoi në një qorrsokak.
“Në vend që të ‘zgjidhte’ ngecjen e Kosovës, diplomacia e Grenellit përfundoi në një tjetër qorrsokak të Beogradit”, ka shkruar ai.