Deputetja e PDK-së Ganimet Musliu e ka komentuar situatën e fundit të krijuar në veri të vendit, duke propozuar si një zgjidhje kontrollimin e të gjitha kulteve fetare nga bashkësia ndërkombëtare.
Musliu në Debat Plus e ka konfirmuar deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns se në kishat ortodokse serbe të Kosovës kontrabandohen armë.
“Në deklarata e mia kam konfimuar si të mirëqene dhe të vërtetë deklaratën e deputetës se në Manastiret po mbahen, po barten armë me autoambulanca dhe unë qëndroj mbrapa asaj deklarate…tash a mundet në të vërtetë një manastir si i Banjskës të quhet manastir? E ka humb kuptimin nuk mundet më u qujt më si një vend ku bëhën lutje si vend i shenjtë. Ne duhet në të ardhmen të ndërrmarrim hapa dhe t’i kërkojmë bashkësisë ndërkombtare që të kontrollohen të gjitha manastiret që janë në Kosovë për të evitu problem të tilla.
Ne duhet të koordinohemi me bashkësinë ndërkombëtare dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të jetë pengesë për kontrollimin e të gjitha kulteve fetare, qofshin kisha apo xhamia sepse nuk duhet të lejojmë që faltoret në Kosovë të devijohen dhe të bëhen baza ushtarake për kriminelet, kushdo qofshin ata”, tha Musliu.