Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë mbrëmjen e së martës.
Siç ka mësuar Insajderi, gjuajtja me armë zjarri erdhi si pasojë e një zënke të mëhershme.
Sipas burimeve të gazetës, i plagosuri është T.Krasniqi.(në link emri i plotë)
Krasniqi kishte qenë i përfshirë edhe në një plagosje që kishte ndodhur gjatë këtij viti në qendër të kryeqytetit, ka bërë të ditur më tej burimi.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë version lidhur me ngjarjen.