Kryeinspektori i MMPHI-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Bedri Halimi, i është nënshtruar një operacioni të ndërlikuar.
Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se së pari e falënderon Zotin, e pastaj të gjithë stafin e mjekëve të QKUK-së si Dr. Bahri Gashi, dr. Qendrim Zenelaj, dr. Arbër Veliun, e sidomos me në krye dr. Skender Telakun dhe stafin e tij, si edhe kirurgun dr. Ymer Durmishin me stafin e tij.
Postimi i plotë i Halimit në facebook:
Përshëndetje miq,Dje në spitalin Kavaja në Prishtinë iu nënshtrova një operacioni pak të ndërlikuar por shumë të domosdoshëm.
Falenderoj se pari Zotin e pastaj të gjithë stafin e mjekëve të QKUK-së si Dr. Bahri Gashi, dr. Qendrim Zenelaj, dr. Arbër Veliun, e sidomos me në krye dr. Skender Telakun dhe stafin e tij, si edhe kirurgun dr. Ymer Durmishin me stafin e tij.
Shpresoj ta kaloj sa më shpejtë edhe këtë sfidë.
Me respekte e konsiderata
Bedri Halimi