Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë automjetin dhe ngasësin e tij i cili me datën 29.09.2023, kishte drejtuar mjetin në fjalë në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes në rrugën Prishtinë-Gjakovë në fshatin Rakovinë, rrugë e cila ka katër shirita të trafikut (nga dy shirita të lëvizjes në një drejtim).
Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ). Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, shoferit të automjetit, ju është shqiptuar gjoba 150 euro dhe një pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë rrugore.