Vrasjet e stilit mafioz, katër viktima brenda një jave në Shqipëri

Policia vijon të mos ketë asnjë të dyshuar për dy atentatet që i morën jetën katër personave brenda një jave në Shqipëri. Mbrëmjen e së premtes mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës Ylli Brahimi. 46-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka marrë dëmtime në gjoks dhe në këmbë.

Dy personat po qëndronin poshtë banesës në Milot, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo dolën nga automjeti i tyre i blinduar. Të dy janë persona të njohur për drejtësinë shqiptare. Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë.

https://permbledhja.com/kosova-piqet-nga-i-nxehti-mjeket-apelojne-tu-shmangeni-rrezeve-te-diellit/

Ndaj Brahimit, në janar të vitit 2021 u bë atentat, por arriti t’i shpëtonte plumbave. Për ngjarjen, policia shoqëroi disa persona, por deri më tani asnjë gjurmë e atentatorëve. Po kështu, hetimet kanë zbuluar se vrasësit kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës në zone, ndërsa policisë i mbeti vetëm automjeti i djegur i tyre në fshatin Gramëz, duke mos lënë asnjë gjurmë të mundshme.

Prej disa kohësh, vrasjet e stilit mafioz në Shqipëri vijojnë të mbeten të pazbardhura. Në janar, Erion Çela ishte së bashku me të afërmit e tij në një lokal në zonën e Don Boskos kur nga një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri.

Plumbat i morën jetën të riut, ndërsa lanë të plagosur dhe tre persona të tjerë. Nuk do të kalonte shumë dhe në prill, Iljaz Cali lëvizte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës ku me të njëjtën skemë u qëllua nga një tjetër makinë në lëvizje duke i marrë jetën.

Në Shkodër, Nazmi Bandulla, 55 vjeç, mbeti i vrarë kur atentatorët që lëviznin me një makinë tip Benz qëlluan 13 herë në drejtim të tij. Në qershor, ato kulmuan me vendosjen e tritolit ne automjetin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Tiranë, ngjarje e cila i mori jetën të riut dhe ishte në kufijtë e një akti terrorist. Për të gjitha krimet, policia nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa përplasjet mes grupeve kriminale kanë zbritur në rrugë e në mes të ditës. /A2 CNN/

https://permbledhja.com/kater-te-vdekur-dhe-1401-raste-te-reja-me-covid-19/