Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri të Kosovës.
Sipas saj, nga kjo mënyrë ndalet “lufta gjeopolitike” e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit.
“Si rezultat vija gjeopolitike perëndim-lindje vendoset drejt në Ballkan”.
“Përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe gjitha shteteve tjera që lindën nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jetë njerëzish!”, ka thënë Tahiri.