Një grua ka njoftuar në Polici se djali i saj është duke e kanosur vazhdimisht.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren. 02.10.2023 – 11:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.