Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha për rininë që nuk ka shpresë të rritet në një frymë të tillë.
Prej 16 vitesh e martuar me një serb, ajo bëri thirrje për një pajtim dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Nuk ka rehati për rininë si po rritet, mirë hajde pleqtë se po shkojnë, s’do rrojnë gjithë jetën, por e drejta e të drejtave, e mira e të mirave është të qetësohen njerëzit. E mira është të qetësohet gjendja. Për shembull, po them edhe për Albin Kurtin, edhe për Vuçiçin e mira është të ulen pak tensionet. Njerëzit nuk durojnë kështu. Si serbë, si kosovarë e të gjithë duhet të ulin pak tensionet,” – u shpreh Lulja.