KFOR-i i qartë: Zbatimi i ligjit është përgjegjësi ekskluzive e Policisë së Kosovës

KFOR-i ka shtuar trupat në veri të Kosovës pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Pas shumë diskutimeve në Kosovë, KFOR për Dukagjinin ka sqaruar se mandati i tyre është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit, duke theksuar se kjo mbetet një përgjegjësi eksluzive e Policisë së Kosovës.

Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Mandati i KFOR-it në OKB është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit. Kjo mbetet një prerogativë ekskluzive e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, KFOR-i ka theksuar se dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.