Presidenti i Malit të Zi “i shqetësuar” nga ngjarjet në veri: “Mbështesim qëndrimin e BE-së”

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se ngjarjet në veri të Kosovës prej 24 shtatorit e kanë “shqetësuar” për çka edhe bëri thirrje për shtensionim të situatës nl nblshtetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian.

Ajo që mund të them absolutisht, siç thashë edhe më parë, është të përsëris se Mali i Zi është plotësisht i përkushtuar për të promovuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe qëndron prapa qëndrimit të Bashkimit Evropian për de-përshkallëzimin e situatës”, tha Milatoviq në konferencën për shtyp.

Milatoviq tha se Mali i Zi është anëtare kredibile e NATO-s dhe se do të luajë rol konstruktiv në shtensionim si dhe shprehu shpresën që shtensionimi të ndodhë./Nacionale