Ministrja Nagavci njofton për mbajtjen e provimeve pranuese në universitetet publike

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se afati i parë i provimeve pranuese në universitetet publike në Kosovë është duke u mbajtur.

Ministrja Nagavci, ka uruar suksese për të gjithë aplikuese për një vend në universitetet publike.

https://permbledhja.com/zbulohet-identiteti-i-vajzes-se-prokurorit-qe-kercenoi-kalimtaren-emri/

“Suksese edhe kandidatëve nga komunitetet joshumicë, për të cilët kemi rezervuar kuota të veçanta, e po ashtu edhe atyre që vijnë nga shtetet tjera dhe duan që arsimimin e tyre ta vazhdojnë në Kosovë”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja Nagavci më tutje shpjegoi vendimet e fundit të qeverisë në lidhje me arsimin e lartë.

https://permbledhja.com/kater-te-vdekur-dhe-1401-raste-te-reja-me-covid-19/

“Është viti i dytë prej kur kemi vendosur që Arsimin e Lartë ta ofrojmë falas dhe sikur edhe vitin e kaluar do të vazhdojmë me përkrahje financiare në forma të ndryshme, ndërsa kemi ndërmarrë edhe veprime e masa që do të rrisin cilësinë”, shkroi Nagavci.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: