Sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Rt Hon Grant Shapps, ka bërë të ditur se ka autorizuar dërgimin e ushtarëve britanikë në Kosovë. Rritja e trupave të KFOR-it po bëhet pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, që la të vdekur një polic të Kosovës. Ky vendim është mirëpritur në Kosovë.
Sekrtari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në fjalimin e tij të publikuar në rrjetin social “X”(ish-Twitter), ai tha se 200 forca do t’iu bashkohen forcave aktuale paqëruajtëse në Kosovë.
Më tej, ai ka thënë se autorizimi për dërgimin e trupave britanikë në Kosovës është bërë për shkak të kërkesës urgjente nga NATO.
“Pas një kërkese urgjente nga NATO, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë.” – ka thënë ai.
Tutje, sekretari i Mbrojtjes ka thënë se e di që ushtarët e tyre në Kosovë do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuara.
“Në ditët në vijim, qindra ushtarë dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe unë e di se do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare.” – ka thënë ai.
E ky vendim, është mirëprituar nga britanikja që e parë kishte paralajmëruar për bartjen e armatimit në manastiret serbe në Kosovë.
Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe që drejton Komisionin për Punë të Jashtme, ka thënë se kjo është një lëvizje e rëndësishme.
“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan pasi Grant Shapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR.” – ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka përsëritur fjalët e saj duke thënë se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundim të ligjit.
“Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: pengo, mbro dhe mbaj përgjegjësi.” – ka shkruar ajo.