Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka goditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se aksionin në veri të Kosovës më 24 shtator nuk është dashur ta kryej Policia e Kosovës, duke aluduar te KFOR’i.
Për këtë Shaip Kamberi, thotë se Vuçiqit nuk i ka mjaftuar që KFOR’i dhe EULEX’i ishinnë në ”dhomën e VAR’it“.
”Vuçiq ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it“, ka thënë ai.
Më 24 shtator një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë kështu policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.
Vučić is still complaining about why the action of Banjska was not carried out by EULEX, but by the Kosovo police.
Apparently, for him it is not enough that KFOR and EULEX were in the VAR room.— Shaip Kamberi (@shkamberi) October 1, 2023