Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë.
E njëjta i kërkon kalimtares të largohet nga rruga, duke i thënë se e ka babain prokuror.
https://permbledhja.com/me-rrezikohet-jeta-nga-lista-serbe-deshmitari-ne-vrasjen-e-ivanoviqit-refuzon-deklarimin-ne-gjykate/
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj.
https://permbledhja.com/temperatura-deri-ne-37-grade-e-rrebeshe-shiu-moti-per-sot-dhe-fundjave/
Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.
Ndryshe, në videon e publikuar, shoferja dëgjohet duke e sharë kalimtaren, pasi kjo e fundit i kërkon që t’i kërkojë falje.
“Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”, dëgjohet ajo duke thënë.