Nga pamjet e publikuara të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi një javë më parë, më 24 shtator, është ndarë një moment i cili tashmë është bërë viral.
Bëhet fjalë për aktin e terroristëve të cilët kishin marrë rrugën në një zonë malore për të ikur, teksa nuk kthenin shikimin për ta ndihmuar bashkëkryesin e tyre i cili ishte plagosur.
Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist duke e lënë të vetëm në pyll shokun e tyre, shkruan Klix.ba.
Siç shihet në këto pamje, terroristët serbë që po iknin ato momente teksa po intervenonte Policia, kishin qëllim vetëm ta shpëtonin vetën pa shikuar përreth.
Junaci Milana Radoičića ostavili saborca.
Njih pohapsiti i razmeniti ih za ovog mučenika. pic.twitter.com/tIR0syEcNZ— Dragan Vidaković Mrki P.S.Gerila (@protivdictature) September 30, 2023