Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti, i cili sot në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së ka folur për rritje ekonomike.
Ajo ka thënë se në kulmin e krizës dhe inflacionit kryeministri i Kosovës mburret me rritjen ekonomike.
“Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike. Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.