Me vendim të BIK-ut, ligjerata e së premtës iu dedikua unitetit kur rrezikohet shteti

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nëpër xhamitë e Kosovës hytbja (ligjerata) e xhumasë së sotme t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti.

Ky vendim i BIK-ut vjen pas sulmit terrorist të të dielës nga ana e grupeve kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Këtë të premte, nëpër xhami është bërë apel për unitet, kujdes me informata dhe respektim të institucioneve.

https://permbledhja.com/analisti-boshnjak-per-the-guardian-shperthimi-i-dhunes-ne-kosove-tregon-marrezine-e-zbutjes-se-serbise-nga-perendimi/