Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kërkoi të mërkuren që institucionet e Kosovës të ulen me ShBA-në dhe të përpilojnë draftin për asociacionin.
Kurse mbrëmë, ministrja Donika Gërvalla tha se asociacioni ka vdekur.
Ndaj këtyre deklaratave kundërthënëse mes Osmanit dhe Gërvallës ka reaguar analisti Halil Matoshi.
“Koncentrohuni oj bija, se e morët n’qafë këtë popull e këtë shtet!?”, ka shkruar Matoshi në postimin e tij.