Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë sot në në veri e që ka të bëj me mbledhjen e provave për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.
Ndër pronat e bastisura, janë edhe ato që dyshohet të jenë nën pronësi të kriminelit serb, Milan Radojçiq, shkruan lajmi.net.
Siç tha policia, aksioni është në përfundim të tij dhe qytetarët s’kanë nevojë për shqetësim.
Përveç lokacioneve të lartpërmendura, mediat lokale serbe nga veriu raportuan se bastisjet janë duke u kryer edhe në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Megjithatë, të gjitha këto informacione janë ende të pakonfirmuara.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtyre bastisjeve.