Policia e Kosovës ka njoftuar, përmes një njoftimi në Facebook, se është duke vazhduar kontrolli në disa lokacioni në veri.
Sipas Policisë, këto kontrolle janë duke u zhvilluar në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.
“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.
Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.
Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.” – njoftoi Policia e Kosovës.