Gazetari Lirim Mehmetaj ka kërkuar që Policia e Kosovës ta intervistoj shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lilën, pasi sic thotë ai, është personi i fundit shqiptar që e dimë që ka bisedu në telefon me Milan Radojiciqin.
“Meqë u kuptua që Radojiçiqi është organizatori i sulmit terrorist në Kosovë, është e rëndësisë jetike që Policia e Kosovës me intervistu Mimoza Kusari Lilën, si personi i fundit shqiptar që ne e dimë që ka bisedu në telefon me Radojiciqin. Kjo besoj unë është shumë e rëndësishme”.
Tutje ai tregon se edhe në atë kohë kishte thënë se situata paraqet një rrezik nacional e ku kjo e tregoi me ngjarjen tragjike të fundit në Banjskë të Zveçanit.
“Dhe atëherë kur kanë dalë përgjimet që doli se ka bisedu me të, kam thënë që qëndrimi i asaj gruaje në atë pozicion pa u shqyrtu hic prej organeve të rendit është rrezik nacional dhe koha po më jep të drejtë sepse paska qenë rrezik nacional. Ne akoma nuk e dimë se cka ka bisedu Mimoza Kusari me Radojiciqin”, u shpreh gazetari Mehmetaj në Debat Plus.
Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 3:37