Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas votimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës e cila dënon sulmin e 24 shtator, dhe që u përkrah nga të gjithë deputetët.
Molliqa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kështu zhduket opozita.
Sipas tij, një rezolutë e tillë nuk është bashkim i pushtetit dhe opozitës përballë Serbisë.
“Po të kërkonte pajtim e rezistencë kundër Asociacionit, si problem real; po të kërkonte paqe të përhershme e ripërcaktim kufijsh; po të kërkonte ndërrim kornize dialoguese, atëherë ka kuptim edhe rezoluta, edhe bashkimi. Në të kundërtën, është veç nënshtrim ndaj opinionit publik.” – ka shkruar tutje ai.
Sipas Molliqajt, opozita s’e kërkon asnjëren nga frika e humbjes së votave.
Postimi i plotë: