Wesley Clark, ish-komandant i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka theksuar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka mundësi të jetë koordinuar ose miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe.
“Armatimet ka të ngjarë të kenë ardhur nga Serbia, dhe ndoshta ky ka qenë një veprim i koordinuar ose të paktën i miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe.” – tha ai.
Clark ka theksuar se tashmë ka ardhur koha që të njihet pavarësia e Kosovës.
“Është për të ardhur keq, por nuk do ta çojë përpara dialogun. Shtetarët e arsyeshëm nga të dyja palët duhet të thonë se kjo duhet të ndalet. Është koha për ta njohur Kosovën, të shkohet përpara dhe të vendoset paqja në rajon.
Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë. Por fuqia e urrejtjes ndëretnike, trashëgimia e më shumë se një shekulli konflikti dhe vdekjesh është kaq e madhe sa mendoj që vendet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të bashkohen dhe thjesht ta qetësojnë situatën. Ta ruajnë status quo-në. Nuk do të shohim përparime të shpejta në drejtim të normalizimit. Duhet të gjejmë mënyra të tjera për të forcuar stabilitetin në Ballkan dhe për t’u përkujdesur për njerëzit atje.” – tha ai.