Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri i ka bërë thirrje BE-së që të lëvizë drejt njohjes së 5 vendeve të Kosovës.
Sipas Tahirit, në të kundërtën BE do të përfundojë si dështuese e një dialogu i cili zgjati 12 vite.
Tahiri ka shtuar se nëse nuk ndodhë kjo, zgjidhja do të jetë gjeopolitike dhe vija gjepolitike do të ndajë Ballkanin në këto linja.
Postimi i plotë:
“BE duhet te leviz me njohjen e 5 vendeve te Kosoves. Ky do ishte kontribut per paqen ne Ballkan, perndryshe do te perfundoj si deshtuese e nje dialogu qe zgjati 12 vjet plus ne fund tensione ne rritje. Nese nuk ndodh kjo zgjidhja do te jet gjeopolitike. Tashme kemi hyre ne epoken e luftes se ftohte gjeopolitike mes perendimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do te ndane Ballkanin ne keto linja. Ndersa sulmi hegjemon i Serbise ndaj Kosoves ishte nisje e terheqjes se vijes gjeopolitike ne Ballkan i nxitur nga Rusia; perendimi duhet te veproj tani!”, ka shkruar Tahiri.