Caktohet seanca e radhës ndaj ministres Hajdari për aksidentimin e të miturës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar tashmë seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, i cili tha se seanca është caktuar më 9 tetor në orën 10.30.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Kujtojmë që ekspertiza për të cilën ditë më parë raportoi Klan Kosova, ka konstatuar se ministrja Hajdari, kishte frenuar me vonesë.

Aksidenti kishte ndodhur më 10 prill të vitit 2022.