Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur në Dukagjin të Shqipërisë.
Personi që mbeti i vdekur është babai i të plagosurit.
Dyshohet se ishte vetëm një person që shtiu me armë zjarri, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Ndërkaq, edhe një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në shpatull. /euronews.al