Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, tha se në raport me ruajtjen e sovranitetin të Kosovës dhe në raport me Serbinë, Albin Kurti gjithmonë do ta ketë mbështetjen e PDK-së.
Musliu, njëherësh deputete e PDK-së, ka thënë se do të mundohemi që të jemi në krye të detyrës për at se çka e kemi dhënë edhe betimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Pa dashur sot ta drejtoj gishtin te dikush apo te dikush tjetër ta lëmë fajtor, unë mendoj që ne duhet të guxojmë t’i flasim gjërat, duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë, gjithmonë do ta mbështesim jo Albin Kurtin, por kushdo që të jetë në krye të Kosovës në raport me ruajtjen e sovranitetin e Kosovës dhe në raport me Serbinë dhe do të mundohemi që të jemi në krye të detyrës për atë se çka e kemi dhënë edhe betimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.
Deputetja theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk i ka vendsour interesat e saj partiake para interesave shtetërorë dhe shtoi se politika e vendit duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe e matur në veprimet dhe deklarimet që i bën.
“PDK asnjëherë nuk i ka vendos interesat e saj partiake para interesave shtetërore, prandaj edhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar që të jemi shumë konstruktiv dhe të jemi të kujdesshëm edhe me deklaratat që ne i japim qoftë për media apo në çdo prononcim kudo që na jepet mundësia apo edhe në bashkëbisedim me qytetarë, sepse duhet të mbajnë përgjegjësi për deklaratat që i japim. Ju e dini shumë mirë se çfarë deklaratash ka pasur vite më parë kur kanë marrë policia e Kosovës aksione në Veri nga partitë opozitare atëherë e tani që janë në pushtet, prandaj unë mendoj që politika e vendit duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe e matur në veprimet dhe deklarimet që i bën, nuk ka nevojë as Kryeministri as Ministri i Punëve të Mbrendshme të dalë çdo gjysmë ore me një postim në Facebook apo në rrjete sociale ose në konferencë për shtyp, le ta skanojnë gjendjen, le të hulumtojne dhe analizojnë dhe të dalin me ekspertizën e tyre dhe të tregojnë se çka tash e tutje”, deklaroi Musliu për Gazeta Blic.