Kisha Ortodokse Serbe ka publikuar edhe një reagim tjetër në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës, të cilin e udhëhoqi Milan Radojiçiqi, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe.
Në reagimin e tyre, Kisha Ortodokse thekson se shumë në Prishtinë, botë e Beograd po dëshirojnë të protretizojnë këtë kishë si pjesëmarrëse e fajtore për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Me keqardhje, vërejmë se shumë nga Prishtina, bota, dhe tragjikisht, edhe Beogradi, nga këndvështrime të ndryshme ideologjike, po përpiqen me të gjitha mënyrat ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, apo edhe fajtore, në konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Synimi i atyre që janë të vendosur për ta tërhequr Kishën në konflikte tragjike është të zhdukn Kishën Serbe dhe besimtarët e saj nga Kosova e Metohia.” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse serbe.
Official Statement of the Holy #Synod of the #Serbian #Orthodox #Church 27/9/2023https://t.co/7U3TDZdvX4
With profound sorrow in our hearts, we pray to the Lord Savior to welcome into His heavenly Kingdom all Serbs and Albanians who perished on the 24th of September in… pic.twitter.com/Y5L1lzxqbM
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 27, 2023
Tutje, Kisha ka akuzuar autoritetet kosovare se po dëshirojnë të krijojnë një Kosovë “etnikisht shqiptare”.
“Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht e ka vënë në dukje, veçanërisht fuqive të mëdha, politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Në këtë ndjekje janë kryer sulme të panumërta ndaj vendeve tona të shenjta, ndaj njerëzve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve serbë. Në muajt e fundit, njerëzit janë arrestuar pa asnjë provë ose bazuar në prova të fabrikuara, është sekuestruar toka në pronësi të serbëve; me pak fjalë, Kosova sot është tokë e paligjshme ku nuk ekziston as liria dhe as një standard minimal i jetës normale për serbët.” – shkruhet tutje në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe.