Gërvalla – ndërkombëtarëve: Politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve e që është Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Kosovë, në vitin 2013.

Kjo dëshmi vjen, pasi të martën u publikua një fotografi ku shihej nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pjesë e aksionit të grupit terrorist.

Në lidhje me këto, Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.

”Nevojitet një ndryshim thelbësor“, ka sugjeruar Gërvalla.

”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter.