Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot komandantin në ardhje të KFOR-it, Gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş.
Pa u thelluar shumë në detaje, Lajçak ka njoftuar se ata kanë diskutuar për “situatën aktuale në Kosovë” dhe për dialogun.
Me KFOR-in, emisari tha se pret bashkëpunim të ngushtë.
“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.
Pleasure to welcome the incoming Commander of @NATO_KFOR Major General Ulutaş in my office today. We exchanged views on the current situation in Kosovo and the Dialogue. Looking forward to continuing the long-standing excellent cooperation with KFOR. pic.twitter.com/P66nFYLXAr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2023