Daçiq thotë se videoja që shfaq Radoiçiqin është mashtrim: Ka pasur edhe borë, incizimi s’është i asaj dite

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në një paraqitje në RTS, tha se nuk e kishte të qartë se në cilin nen të Rezolutës 1244 apo të Marrëveshjes së Brukselit ndodhej policia e Kosovës në veri të Kosovës.

“Ne nuk justifikojmë asnjë veprim të dhunshëm, na vjen keq për vrasjen e një polici, humbjen e jetëve serbe, që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interes të Serbisë”, tha Daçiq.

Ai ka thënë se edhe Prishtina edhe opozita po ia bartin përgjegjësinë presidentit Vuçiq.

Më pas pinjolli i Millosheviqit bëhet gazi i botës, ja si mundohet ta fsheh përfshirjen e Milan Radoiçiqit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit: “Këtu po përpiqet të dëshmojë veten dhe të tregojë se Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviç janë ata që i kanë kryer këto veprime. Ata më së shumti do të donin ta kishin hasur Mojsiloviqin (shefi i ushtrisë serbe) sepse kanë nevojë për një lidhje me Beogradin, duan të thonë se dikush po e importon nga jashtë. Në anën tjetër thonë se Vuçiq është organizator, e në anën tjetër ne hoqëm dorë dhe gjithçka e bartëm në Kosovë”, ka deklaruar Daçiq, ndërsa duke komentuar videon në të cilën gjoja shihet Milan Radoiçiq ka thënë se “mund të shihni edhe borë” në video. “Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, tha Daçiq.

Në video shihet qartë Radoiçiq me bandën e tij, s’ka asnjë justifikim e as fshehje këtu Daçiqi.

Ai thekson se kjo nuk është e vërtetë dhe se Beogradi po lufton për paqen, për të drejtat e serbëve dhe se nuk do të lejojë përshkallëzimin e mëtejshëm të gjithë kësaj, “që të mos kemi një flakë që nuk mund të ndalet”.

“Është e mjerë që në këtë mënyrë, në kurriz të vendit të vet, dikush dëshiron të dëshmojë se serbët janë terroristë që kanë marrë pjesë në të gjitha këto”, tha Daçiq.