Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një koment të një personi në një medium serb, ku ai flet për policinë e Kosovës.
Ky qytetar, deklaron se është “shokuar” nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës, për të cilët shton se nuk vepruan dhunshëm.
Po ashtu,ai në fund ka shkruar se “kushdo që i ka stërvitur forcat e policisë së Kosovës, bravo i qoftë”.
Shkrimi i plotë i Mushkolajt:
Një komentues në një media serbe, për Policinë e Kosovës:
“Jam i shokuar nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës, nuk e kam pritur absolutisht një nivel të tillë. Gjithçka kanë përcjellur që nga fillimi, kanë xhiruar nga shumë kënde, nuk kanë vepruar dhunshëm, edhe pse kanë mundur ta neutralizojnë pa problem çdo person që shihet në xhirim dhe askush nuk do t’ua zinte për të madhe. Kushdo që i ka stërvitur forcat e tyre policore bravo i qoftë, ka bërë punë të mirë”.