“Boll u frytë me fotografi të policisë”, Syla: Tash politika duhet të shënojë fitore ndaj Serbisë

Analisti politik Valon Syla ka vlerësuar se pas fitores së policisë ndaj terroristëve serbë në veri radhën për fitore e ka politika në bisedime për Serbinë.

Ai ka thënë se qytetarët kanë të drejt t`i gëzohen kësaj fitore, por jo politika. Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se tani kryeministri Albin Kurti duhet të fitojë me Serbinë në tavolinën e negociatave.

E festuam mjaftë fitoren e Policisë të Republikës ndaj terroristave serb në Banjska. Tash koha eshte që politikanêt ta fitojnë në tavolinë, fitoren politike. Qytetarët kanë drejt ti gëzohen fitores, por jo edhe e politikanët që i rrezikuan policët tonë, e sidomos Qeveria Kurti, tash e dy vjet me politikat e tyne në Veri dhe me ligjin që po kësaj policie ja zvogloi rrogat, furrnizimet dhe kushtet tjera. Kjo fitore e policisë sot, neser mund të jetë disfatë në rast tjetër rreziku. Andaj tash politika duhet të shënoj fitore ndaj Serbisë… pikërisht Albin Kurti me marrëveshje. Policia e kryjti të vetën“, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar zyrtaret e VV-së, të cilën kanë thënë se për këto 20 vite pas luftës asgjë nuk është ndërtuar.

Boll u frytë me fotografi e me merita të policisë që u krijua qe 20 vjet. E që ju deri sot keni thënë se asgjë su ndërtu për këto 20 vite. Hajde boll mo me rrena, kopalla”, ka shkruar ai.