Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka ofruar mbështetje kryeministrit, Albin Kurti për situatën e krijuar në veri.
Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Kurti e ka mbështetjen e plotë kundër terrorrizmit, për rend dhe ligj në veri.
Ai tutje ka ftuar edhe krerët edhe krerët e tjerë të opozitës që të veprojnë njejtë.
Postimi i plotë:
Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!