Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka pyetur, përfaqësuesit e lart të Bashkimit Evropian, Josef Borrelllin, Ursula von der Leyen dhe Oliver Varhelyi se kur të sanksionohet grupi terrorist i Milan Radojçiqit.
“Kur do të fillojë më në fund sanksionimi i këtyre djemve këtu?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar përfaqësuesit e lart të Bashkimit Evropian.
Më tej ajo ka propozuar që t’iu ngrihen llogarit bankare dhe t’i ndalohet udhëtimi në BE.
“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende BE-së lirisht”, ka shtuar ajo.
“Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”, ka përfunduar ajo në Twitter.
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 26, 2023