Edhe dy serbë të tjerë janë arrestuar në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Fillimisht Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në këtë fshat, në parkingun e një hoteli ka gjetur një veturë në të cilën ndodheshin një sasi e armëve.
Ky arrestim u raportua edhe në emisionin Debat Plus.
Krejt këto arrestime po vijnë si rezultat i operacionit të madh të Policisë së Kosovës në asgjësimin e elementeve terroristë në veri të vendit.
Pasi që këta elementa terroristë dje vranë policing kosovar Afrim Bunjaku.