Një grup terrorist i armatosur gjatë së dieles sulmoi policinë e Kosovës, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.
Grupi i përbërë prej 30 personash u barrikaduan brenda një Manastiri në fshatin Banjskë të Zveçanit, e ku u raportua se brenda kishte edhe një numër pelegrinësh.
Sipas mediave serbe, ata u përcollën për në Novi Sad nga EULEX-i, përcjell Klankosova.tv
Nuk ka më shumë informacione lidhur me këtë rast.
Nuk bëhet e ditur se kush ishin këta persona, ishin besimtarë apo i takonin grupit terrorist.
Televizioni do të kërkojë informacione nga EULEX lidhur me rastin.