I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri, e ka quajtur kriminal dhe terrorist.
Sarrazin pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se të dielën është parë një situatë e tmerrshme në veri.
Ai gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se ka afirmuar qëndrimin e qartë të Gjermanisë në krah të Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme për mua të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Gjatë fundjavës, dje, pamë një situatë të tmerrshme dhe dua të them shumë qartë, ne po e dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona, si për familjen dhe fëmijët e policëve të Policisë së Kosovës, ashtu edhe mbarë vendit të Kosovës. Ne jemi këtu në solidaritet dhe jemi në anën tuaj në këtë situate”, theksoi ai.