Stano: Nëse shtetet e BE-së e shohin të arsyeshme, do të ketë masa edhe ndaj Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që nëse shtetet e Bashkimit Evropian e shohin të arsyeshme, atëherë ato mund t’i vendosin masa edhe Serbisë sikurse i kanë vënë Kosovës.

“Janë masa, nuk janë masa kufizuese [ndaj Kosovës]. Ishin masa që BE-ja i ndërmori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë që t’u përmbahet pritshmërive për depërshkallëizm”, ka thënë Stano në konferencë për media.

“E kemi thënë që nga fillimi, BE-ja ishte shumë e qartë që nga fillimi, përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, që këto masa janë të përkohshme, dhe ato ose mund të zvogëlohen varësisht zhvillimeve, ose të rriten”.

Stanoja tha se pritet natyrisht që të ketë takime të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel, por kur një gjë e tillë të jetë e përshtatshme.