Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkon nga Serbia dorëzimin e gjashtë sulmuesve që janë duke u trajtuar në Novi Pazar, e të cilët morën pjesë në ngjarjen e djeshme, ku u vra një zyrtar policor.
“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në sptialin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata ti dorëzojë menjëherë autoriteteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla në konferencë.