Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 14:30 do të mbajë konferencë për media, ku do t’i prezantojë armët që janë konfiskuar në Veri.
Konferenca do të mbahet në kampin e njësive speciale “Enver Zymeri”.
“Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media në lidhje me zhvillimet në veri të vendit si dhe në konferencë do të prezantohen arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës.”