Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjitshëm në Novi Pazar të Serbisë.
Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”.
Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve sot në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kujtojmë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar mbrëmë në orën 02:34 në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një polic dhe dy të tjerë janë plagosur.