Zyrtari i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës, nga një grup terrorist, teksa ishte në krye të detyrës.
Ai ra në pritën e sulmuesve të armatosur deri në dhëmbë, të cilët i qëlluan atë dhe kolegët e tij, por fatkeqësisht, Bunjaku vdiq.
Lamtumira e fundit Bunjakut do t’i jepet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë.
”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e fshatit.