Faton Lokaj nga Deçani, i cili ka babanë dhe vëllanë dëshmor, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos t’i konsumojnë produktet e Serbisë.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se serbët në mesin e tyre edhe kriminel të luftës i kanë ngritur fabrikat e tyre me paratë e qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Lokajt:
Të dashur miq,
Popull i Kosovës,
Unë jam Faton Lokaj nga Prejlepi, Komuna e Deçanit. Në luftën e fundit të UÇK-së, humba babain Hysni Lokaj dhe vëllain Arton Lokaj, të dy dëshmorë të Kosovës.
Ai që shkrepi mbi anëtarët e familjes time, ndoshta mund të ketë ndonjë fabrikë ose ndonjë produkt, e që deri më tani ka mundur të jetë në tregun kosovarë.
Më e keqja është se serbët, në mesin e tyre edhe kriminelë të luftës në Kosovë, bizneset e tyre i kanë rritur me paratë tona, pra blerësit kosovarë.
Por tani kam një lutje për ju, të jemi të gatshëm të betohemi në Zot që asnjëri nga ne mos të ushqehemi dhe as familjen tonë mos ta ushqejmë me produktet e Serbisë.
Nëse pajtoheni që të gjithë, ju lutëm ta shpërndani të miqtë e shokët tuaj.
Koha për unitet dhe për gjunjëzim të armikut…