Profesori dhe publicisti boshnjak, Haris Imamoviq, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Republikës së Kosovës.
Imamoviq ka thënë se Kurti ka fituar sot dhe se Policia e Kosovës arriti ta përballojë kryengritjen e paramilitarëve serbë pa ndihmën e KFOR-it.
Ai ka thënë se nëse “paramilitarët e Serbisë në Kosovë s’kanë mundur të mposhtin Policinë, atëherë Vucic frikësohet të intervenojë” dhe se një gjë e tillë, sipas tij, nënkupton se “Dodik është një tigër prej letre”.
“Sikur këta zotërinjtë në Banjska ai mund të provojë, por nuk jam i sigurt se do të fitojë”, ka shkruar Imamoviq duke iu referuar Dodikut.
“Kurti fitoi. Policia e tij arriti të përballojë kryengritjen pa ndihmën e KFOR-it. Nëse paraushtaraku serb në nuk mund të mundë policinë dhe Vuçiç ka frikë të ndërhyjë, kjo do të thotë se Dodik është një tigër letre. Si këta zotërinj në Banjska, ai mund të provojë, por nuk mund të jetë i sigurt se do të fitojë”, ka shkruar ai.