Në një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se negociatat me Serbinë kanë mbërrirë “në një rrugë qorre” teksa ka përsëritur se ndërmjetësi evropian Miroslav Lajçak “ka humbur neutralitetin e tij”.
Kurti ka ndarë edhe detaje të pathëna më parë se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.
“Ai (Vuçiqi) më ofewndon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.
“U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.
“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.