Forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë ka deklaruar se është e gatshme të për t’u përgjigjur nëse kërkohet.
Kjo përgjigje e KFOR-it për Klankosova.tv erdhi pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Dënojmë ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës. I shprehim ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv
KFOR po e monitoron situatën në Banjskë dhe janë të pranishëm në terren, përcjell Klankosova.tv
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thekson KFOR-i.