Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas vrasjes së policit të Kosovës bëhet fjalë për formacion të organizuar, i cili është i armatosur e profesional.
Kurti tha se policia ka vendosur perimetër dhe janë vendosur rrotull vendosjes së grupit kriminal, teksa dha detaje se si ka ardhur deri te gjuajtja me armë.
“Pak para orës 3 të mëngjesit, kur policia jonë e rregullt i kanë vërejtur mbi urën në Banjska të Zvecanit, së pari me bateri dore kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërsa një kamion tjetër ka dicka prej dritave ndezur dhe ajo përveç se e ka bllokuar qarkullimin, ka qenë një lloj përpjekje për ta krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për kontrabandë”.
“Dhe, me këtë rast kanë ardhur nga Zvecani, përmes qendrës komanduese edhe dy automjete me policë e që janë bërë rreth 10 sosh kur e kanë pësuar sulmin. Afrim Bunjaku, po ashtu është rreshter i policisë së rregullt. Ky është sulm kriminal e terrorist, mirëpo ka qenë një situatë në të cilën kanë mundur të pësojnë të gjithë policët që kanë qenë aty”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Kurti tha se për Kosovën, më e rëndësishmja është që ky grup kriminal të dorëzohet tek organet e sigurisë.
“Unë e kam të qartë se kanë ardhur të sulmojnë e luftojnë, por unë dua, me një thirrje racionale që të kërkojë prej tyre të dorëzohen tek organet e sigurisë, e cila është policia më profesionale në Ballkan”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i qeverisë tha se vendkalimi kuftiar se prej nga kanë hyrë gjithë këta persona e do një hetim më të gjatë.
“Nuk mund ta dimë se ku ka qenë ky automjet më herët dhe nëse ka ardhur nga Serbia kur ka ardhur. Por nuk më takon mua si kryeministër që të jap kësi konstatimesh”, tha ai.